Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo e ka cilësuar si akt tradhëtie ndaj demokratëve draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e presidentit të ri.
‘Për propozimin e kandidatit nga Basha-Alibeaj. Ky është propozuar nga pseudo-pozita. Në këtë kontekst marrëveshja Rama-Bash-Alibeaj është një akt tradhëtia ndaj PD-së. Ky dokument është një akt keqpërdorimi dhe keq shfrytëzimi, me farsën e zgjedhjes së presidenti. Kriteret janë shpallur nga Rama. Por nëpërmjet binomit Alibeaj-Rama, po nxjerrin një emër. PD dënon marrëveshje Rama-Basha-Alibeaj. Një lojë e neveritshme me domokratët dhe popullin opozitar. Deputetët të distancohen nga loja e Rama-Basha.’- u shpreh Garo.