Kandidatja për presidente në Francë, Marine Le Pen, ka bërë një deklaratë  të fortë, duke thënë se do të nxjerrë vendin nga NATO nëse fiton zgjedhjet presidenciale. Këtë deklaratë Le Pen e bëri gjatë një konference për shtyp.

Kryetarja e Partisë “Tubimi Kombëtar” u shpreh se në rast fitoreje, do të kërkonte tërheqjen e Francës nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Por rivalja e Macron, nuk dëshiron të heqë dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Ky nuk është qëllimi im. Megjithatë, unë dua që kjo strukturë evropiane të evoluojë”, u shpreh politikania e ekstremit të djathtë.

Marine Le Pen po garon përballë presidentit aktual, Emmanuel Macron për zgjedhjet presidenciale.  Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë është caktuar të mbahet në datën 24 prill.