Roland Bejko: Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë shqiptare, i ftoj qytetarët të dalin masivisht në votime, sepse duhet të shprehen , për kryebashkiakun dhe ekipin që do të drejtojë bashkinë e Tiranës. Është një ditë e madhe për demokracinë, një vend ka demokraci nëse ka demokraci vendore.
Nëse qytetarët janë të mërzitur nga klasa politike, se Tirana ka rënë në duart e një pakice oligarkësh, që menaxhojnë pronat taksat, kjo është dita që qytetarët e Tiranës duhet të shprehen. Nëse janë bindur për ato që kemi thënë, është dita ta refuzojnë kapjen e Tiranës nga oligarkia, duhet t’i japin frymëmarrje Tiranës, projekti ynë është mjaft i mirë, në bashkëpunim me qytetarët ne do të mbrojmë qytetarët dhe pronën e tyre. Shërbimi ndaj tyre do të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme, qytetarët e Tiranës të votojnë alternativën më të mirë.
I vetmi i djathtë në garë është Roland Bejko, të tjerët kanë shkuar në parti të tjera. Sot është dita që qytetarët të ndahen nga e shkuara ta bëjnë atë me votë. Të votosh për Erionin dhe Belindin është si të votosh për Ramën dhe Berishën.
E ardhmja ime politike nuk varet nga këto zgjedhje, unë jam misionar në politikë. Do vazhdoj të kontribuoj në politikë.