Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka votuar së bashku me familjen e tij. Ai bën një lutje për të gjithë duke kërkuar kështu pjesëmarrje, kjo për të sjellë ndryshimin sipas tij.

Meta tregon që një qytetar i cili nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet apo të kërkojë llogari.

Një ditë e madhe thotë kreu i PL-së, për datën 14 Maj, në të cilën merr fund monizmi.

Ilir Meta: Sot votuam si një familje e kompletuar sepse për herë të parë votoi edhe Era. Kam një lutje për të gjithë, për një pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe përsëri pjesëmarrje. Nuk ka ndryshim pa pjesëmarrje. Gjëja me e rëndësishme që ka një qytetarë në demokraci është vota. Kush nuk e ushtron këtë të drejtë nuk ka të drejtë të ankohet apo të kërkojë llogari. Vetëm përmes pjesëmarrjes mund të bëheni pjesë e ndryshimit dhe t’i kërkoni llogari të gjithëve. Ditë e madhe për Shqipërinë, merr fund monizmi.