Romelo Lukaku i ka dhënë fund të gjitha zërave që e shihnin larg ekipit të Interit për sezonin e ri futbollistik. Gjatë një interviste për mediat belge, sulmuesi konfirmoi se e ardhmja e tij mbetet zikaltër.

“Qëndroj tek Interi. Fola me trajnerin e ri dhe ishte një bisedë pozitive. Sfida është të fitojmë ende. Ndihem mirë tek Interi dhe më së fundi arritëm të fitojmë diçka. Më pëlqeu shumë kjo gjë dhe dua ta përsëris, kësaj here përpara një “San Siro”-je plot”, u shpreh ai.