Një prej çifteve më të komentuara të mediave rozë kanë qenë padyshim Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj. Vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi e përmendte aktorin në çdo dalje publike teksa ky i fundit flirtonte me vajza të tjera.

Pak kohë më parë Peleshi tha në media se ajo dhe Romeo ishin ndarë, teksa ky i fundit e kishte futur edhe në shtëpinë e tij. Duke folur në lidhje me arsyen e ndarjes nga vajza e ministrit, Veshaj e ka përshkruar me një fjalë.

“Nuk na ngjiti”,- deklaroi ai pasi kishte disa muaj lidhje me të dhe e kishte bërë pjesë të familjes së tij.