Ish-sulmuesi i PSG-së, Ronaldinho ka folur për të ardhmen e sulmuesit Kylian Mbappe.

– A ka Mbappe te PSG gjithçka për të pasur sukses?

– Po. Në kohën time gjithçka ishte ndryshe. Tani PSG është në nivelin e klubeve më të mira në Evropë.

Mbappe mund të bëhet lojtari më i mirë në botë në këtë ekip dhe të fitojë Champions League me PSG.

Dëshironi që ai të qëndrojë?

– Do të ishte mirë. Ne do të shikonim lojtarët më të mirë të luanin së bashku për PSG -në dhe do t’i shihnim ata të fitonin Ligën e Kampionëve . Do të ishte e mrekullueshme”, tha braziliani për Amazon Prime.