Manchester United humbet në shtëpi ndaj Aston Villa-s me shifrat 0-1.“Djajtë e kuq” bënë një ndeshje mjaft të mirë, por e pa veten në disavantazh vetëm dy minuta para fundit të lojës, pas golit të Hause.
Në minutën e 93-të, Manchester United pati mundësinë për të shmangur humbjen, por nga pika e abrdhë e penalltisë shkoi portugezi Bruno Fernandes, që këtë herë gaboi, duke dërguar topin mbi traversën e portës, ndërsa talentit Greenwood do t’i peshojë shumë egoizmi i tepruar në këtë sfidë. Ndërsa Cristiano Ronaldo nuk mundi të bënte gjë tjetër veçse të ishte teleshikues gjatë momentit që Fernandes humbi penalltinë.