Juventusi dhe Interi përballen sonte në kuadër të ndeshjes së dyt në gjysmëfinalen në Kupën e Italisë. Ata kanë shënuar 30 gola të kombinuar deri më tani këtë sezon, por kush është më vendimtar?

“Zonja e Vjetër” fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në “Giussepe Meazza” javën e kaluar. Lukaku humbi ndeshjen e parë për shkak të një pezullimi dhe do të kthehet në formacionin e Interit këtë mbrëmje.

Belgu nuk ka shënuar kurrë kundër Juventusit në karrierën e tij, ndërsa Ronaldo ka katër gola në nëntë ndeshje kundër Inter, por kurrë nuk ka gjetur rrjetën kundër Nerazzurrëve në Allianz Stadium.

Ronaldo ka shënuar 16 gola në Serie A deri më tani këtë sezon, ndërsa Lukaku ka 14. Portugezi ka shënuar një gol në çdo 90.7 minuta, ndërsa Lukaku ka arritur një në çdo 107.5 minuta. Ronaldo ka shënuar shtatë gola vendimtar ndaj pesë të Lukakut.

Ronaldo vs. Lukaku

Ronaldo
Golat: 16
Paraqitje: 17
Minuta: 1452
Minuta për gol: 90,7
Goli vendimtar: 7
Pikët: 8

Lukaku
Golat: 14
Paraqitje: 20
Minuta: 1505
Minuta për gol: 107.5
Goli vendimtar: 5
Pikët: 8

/Gazeta Express/