Për Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme, Michael Roth Shqipëria është gati për të nisur negociatat me Bashkimin Europian.

“Ka ardhur koha që të fillojmë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt. Ky është mesazhi im jo vetëm për miqtë dhe partnerët tanë në Shqipëri, por edhe për miqtë dhe kolegët tanë në Bruksel dhe shpresoj që me Presidencën Franceze të Këshillit ne të kemi një mundësi të vërtetë për të mbajtur premtimet tona sërish.” ka thënë Roth.

Mes të tjerash Roth ka shtuar se Unioni nuk duhet të vonojë, ose në të kundërtën boshllëkun e saj, do e plotësojnë vendet të tjera si Rusia apo Kina

“Ne duhet të përshpejtomë negociatat sepse nëse BE nuk është vizibël, aktive dhe e zëshme mjaftueshëm regjime të tjera autoritare do të plotësojnë vakumin.  Kjo do të thotë rusët në veçanti në Serbi, Kina apo Turqia dhe kjo nuk është absolutisht në interesin gjerman apo në interesin Europian.” ka shtuar Roth.

Duke u ndalur tek lufta, Roth shprehet se BE duhet të marrë më shumë përgjegjësi për paqe në Europë. Sipas Roth Lufta në Ukrainë nuk do të pengojë procesin e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Prononcimi i plotë:

Jam shumë mirënjohës që mirëprita miqtë e mi nga Shqipëria dhe që më dha mundësinë për të theksuar prespektivën e qartë dhe të besueshme europiane për Shqipërinë dhe për vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Nuk jam shumë i kënaqur me zhvillimet e fundit sepse Bashkimi Europian ka humbur besueshmërinë në rajon. Ka ardhur koha që të fillojmë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt. Ky është mesazhi im jo vetëm për miqtë dhe partnerët tanë në Shqipëri, por edhe për miqtë dhe kolegët tanë në Bruksel dhe shpresoj që me Presidencën Franceze të Këshillit netë kemi një mundësi të vërtetë për të mbajtur premtimet tona sërisht.

Ne jemi të ndërgjegjshëm për zhvillimet pozitive të rëndësishme në rajon, sikursetë gjithë e dinë që shumë mbetet për t’u bërë, por Shqipëria është gati. Për BE-në një perspektive e qartë dhe e besueshme europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk është vetëm në interesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe në interesin tonë sepse perpektiva europiane është një nga mekanizmat më tërheqëse për stabilizim, paqe dhe demokratizim të rajonit dhe këto vende, në veçanti Shqipëria i përkasin BE-së. Për këtë arsye jam shumë mirënjohës që pata mundësinë të zhvilloja bisedime shumë produktive me kolegë të nderuar nga parlamenti shqiptar.

 A mendon se lufta në Ukrainë do të pengojë procesin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Lufta në Ukrainë është një tragjedi shumë shumë e madhe dhe ajo thekson se BE duhet të marrë më shumë përgjegjësi për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Europën. Do të thotë jo vetëm në Evropën Lindore por edhe në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një detyrim për ne. Dhe nëse ne i përcjellim një ftesë për Ukraninën nuk do të thotë që ne nuk jemi më të interesuar për të vazhduar marrëdhëniet tona me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanin Perëndimor.

Por ky aspekt e ngadalëson procesin?

Roth: Jo jo. Miqtë tanë në Ballkaninin Perëndimor pritën shumë gjatë, tepër gjatë. Ne duhet të përshpetojmë negociatat sepse nëse BE nuk është vizibël, aktive dhe e zëshme mjaftueshëm regjime të tjera autoritare do të plotësojnë vakumin. Kjo do të thotë rusët në veçanti në Serbi, Kina apo Turqia dhe kjo nuk është absolutisht në interesin gjerman apo në interesin Europian. Faleminderit. /abcnews.al/