Ukrainasit kanë njoftuar se rrëzuan një dron rus në kufirin e tyre me Poloninë duke theksuar se më parë ai kishte fluturuar mbi hapësirën ajrore të një vendi të NATO-s.

Sipas “The Times”, droni u rrëzua në qytetin ukrainas të Yavforiv pasi po kryente një mision aty, ndërkohë që kishte ardhur në zonë duke fluturuar mbi qiellin polak, gjë që nëse vërtetohet do të përbënte një përshkallëzim të rëndë të situatës, pasi NATO ka theksuar se do të mbronte çdo centimetër të aleatëve të saj nga ndonjë agresion i mundshëm rus.

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se droni dukej se po vlerësonte dëmet e shkaktuara në bazën ushtarake Yavoriv pranë Lviv gjatë fundjavës, pasi sulmet me raketa vranë të paktën 35 persona, raporton abcnews.al.