Shkëmbi nga i cili u morën materialet u quajt “Rochette” nga shkencëtarët, të cilët po presin me padurim që mostra e grumbulluar me madhësi sa një puro e vogël të rikthehet në Tokë në gjendje të paprekur për analizime të mëtejshme.
Perseverance përdori një trapan të zbrazur në formën e një tubi, e cila ruan materialin e gërryer nga shkëmbi, dhe shpoi disa centimetra në të. Një mekanizëm përdredhës bëri të mundur shkëputjen shkëmbit dhe mbajti brenda materialin e grumbulluar. Për t’u siguruar se materiali gjendej brenda trapanit, krahu robotik i roverit e afroi pranë kameras Mastacam-Z.
“Laboratori me rrota” u ul në muajin shkurt në kraterin Jezero të Marsit dhe kishte si mision kryesor gjetjen e shenjave të lashta të jetës mikrobiale, grumbullimit të këtyre shenjave dhe ruajtjen e tyre deri sa një robot tjetër të bëjë të mundur transportimin e tyre në Tokë.
Mbajtësi i materialit të grumbulluar është mbyllur hermetikisht dhe po ruhet brenda trupit të Perseverance.
Në të ardhmen, të gjitha materialet e grumbulluara do të lëshohen në orbitën e Marsit nga një robot tjetër i NASA, para se anija kozmike nga European Space Agency t’i mbledhë ato.