Koreja e Veriut ka mbajtur një paradë ditën e djeshme në festim në 73-vjetorit të kombit. The Guardian shkruan se parada u mbikqur nga vetë udhëheqësi Kim Jong Un, i cili i buzëqeshur përshëndeste qytetarët.

Por ndryshe nga paradat e kaluara, Kim nuk mbajti asnjë fjalim dhe as nuk u mburrë duke treguar forcën bërthamore të Koresë se Veriut. Por në paradë vetëm disa armë konvencionale u ekspozuan, duke përfshirë raketa të shumta dhe traktorë që mbanin raketa anti-tank.

Një foto e disa personave të maskuar dhe veshur me të kuqe është duke bërë xhiron e mediave online. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një parakalim të forcave që po përballojnë koronavirusin, apo nëse bëhet fjalë për një njësi të posaçme për luftë biologjike, megjithatë pamjet janë shqetësuese.