Kërkesa për divorc është bërë prej kohësh dhe dokumentat duhet të kishin përfunduar tashmë, por për shumë arsye Kanye po i vonon sa të jetë e mundur.
Ai nuk do që t’i japë fund martesës me gruan e tij Kim Kardashian, madje po shpreson ende për një rikthim me të. Ai është shprehur se do të bëjë gjithçka që ta bashkojë sërish familjen, mirëpo kësaj here mungon dëshira e Kim!
Ylli i “KUWTK” është në një lidhje të re dashurie me komedianin e njohur Pete Davidson, me të cilin Kanye ka pasur gjithashtu disa përplasje.
Reperi s’ka ndërmend t’i lërë të qetë, gjë që e ka shqetësuar shumë Kim-in.
Kardashian argumentoi në gjykatë se West po i shkakton asaj “shqetësim emocional” duke postuar në lidhje me marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale dhe i akuzoi si fallso pretendimet se ai mund të përballet me dëm financiar nëse martesa e tyre ndërpritet përpara një zgjidhjeje përfundimtare për çështjet e pronës dhe kujdestarisë.
“Kam shumë dëshirë të divorcohem. I kam kërkuar Kanye-t që ta mbajë privat divorcin tonë, por ai nuk e ka bërë këtë”, thotë Kardashian në deklaratën e saj në gjykatë, të siguruar nga Rolling Stone.
“Kanye ka dërguar shumë dezinformata në lidhje me çështjet tona private të familjes dhe bashkëprindërimin në rrjetet sociale, gjë që ka krijuar shqetësim emocional. Unë besoj se gjykata që i jep fund statusit tonë martesor do ta ndihmojë Kanye të pranojë se marrëdhënia jonë martesore ka përfunduar dhe të ecë përpara në një rrugë më të mirë e cila do të na ndihmojë në bashkë-prindërimin paqësor të fëmijëve tanë.”