Teksa afatit të ultimatumit të Berishës ndaj Bashës po i vjen fundi në selinë blu janë forcuar masat e sigurisë për të shmangur çdo skenar të mundshëm.

Prej dy ditësh demokratët kanë shtuar sigurinë, ndërkohë që dyer dhe dritaret e godinës janë vendosur simbolet demokrate.

Në derën kryesore nuk lejohet të futet askush përveç Bashës, ndërsa funksionarët e tjerë kalojnë në derën e pasme.

Ditën e sotme ky rregull i ri nuk ka përjashtuar as nënkryetaren Jorida Tabaku e cila ka pritur jashtë selisë blu për disa momente. /Abcnews.al