Ato janë një nga familjet më të dashura dhe të ndjekura në të gjithë botën dhe duket se në gjithë këto vite asnjëherë nuk kanë dalë nga kornizat! Sipas burimeve William dhe Kate së bashku me fëmijët kanë 3 rregulla bazë të cilat i ndjekin gjithnjë.

Është e ndaluar të bërtasësh

Një burim ka treguar për ‘The Sun’ se për George, Charlotte dhe Louis “të ulërasësh është e ndaluar, në çdo lloj situate”. Edhe vetë Ëilliam dhe Kate e kanë adoptuar këtë rregull, në mënyrë që t’u japin një shembull të mirë fëmijëve.

Askush nuk shkon në shtrat i nxehur

Fëmijët janë të inkurajuar të diskutojnë për atë çka i shqetëson, por në mënyrë konstruktive. Fëmijët shprehin shqetësimet e tyre për lëndët shkollore, leksionet e notit, baletit apo fëmijët që vuajnë nga uria në botë. Dhe për të gjetur zgjidhje ata diskutojnë me mamin dhe babin. Nëse dikush rebelohet, shkon në ‘chat stofa’ (divanin e bisedave), ku fëmijët reflektojnë për gabimet e tyre.

Mund të shohin TV vetëm pas çajit

Gjatë karantinës, familja Cambridge qëndroi në shtëpinë e tyre në Norfolk ku praktikuan një rutinë të re, e cila parashikon të shihet televizor vetëm pasi fëmijët kanë pirë çajin. Mes programeve të tyre të preferuara janë ‘Peppa Pig’, kartonat e Disney Channel dhe Andy’s Aventure.

Faxweb.al