Prej ditësh, Dua Lipa po shijon pushimet në jug të Shqipërisë së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Gjatë kësaj kohe, autorja e shumë hiteve botërore, ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke treguar bukuritë shqiptare dhe duke i promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç di vetëm ajo.

Së fundmi, Dua na ka kënaqur të gjithëve teksa ka publikuar në “Instagram” një video shumë të këndshme, ku shfaqet me gotën e rakisë në kokë dhe shami në dorë teksa kërcen këngën e “Hajde luj Qyqek” të Remzie dhe Nexhat Osmanit.

“Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar”, ka shkruar këngëtarja përkrah videos, ku vihet re se rrethohet nga familjarët dhe miqtë e saj.