Artisti me origjinë shqiptare Gashi, i cili është një ndër emrat më të njohur të repit në SHBA, ka ndarë në “Instagram” një video ku përmend rrugëtimin e tij ndër vite, sukseset dhe vështirësitë.

Gashi është shprehur në video se pjesën më të madhe të jetës ka qenë i pastrehë dhe se muzika i ka shpëtuar jetën.

Unë linda në Afrikë. E di se çfarë do të thotë? Jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë. Fakti që ti më njeh tani tregon se nëse unë vijoj rrugën time, ti nuk e di se deri ku unë mund të arrij. Muzika më shpëtoi jetën”, thuhet në video