Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një rrëshqitje dheu të ndodhur në provincën Risaralda të Kolumbisë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se rrëshqitja e dheut ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë qytetit Pereira në komunitetin Doskebrada.
Ndërkohë autoritetet lokale kanë evakuuar shumë banorë në lagjen La Esnafa, pasi situata e motiti ka ardhur duke u përkeqësuar.