Një 30-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Itali. Mediat raportojnë se i arrestuari është identifikuar me iniciale P.E dhe akuzohet në Itali për të paktën 50 vjedhje në Trentino. Pas verifikimeve rezulton se 30-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie, krim për të cilin sipas mediave italiane është dënuar me 20 vjet.Ndërkohë në momentin e arrestimit, raportohet se shqiptari ka qenë me një bashkëkombas 28-vjeçar. Të dy u arrestuan pasi akuzohen për një seri grabitjesh që kanë ndodhur në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano-s në Veneto.

Dy shqiptarët u kapen në një qendër tregëtare, ndërsa mësohet se kanë bërë edhe rezistencë gjatë arrestimit.

Për 30-vjeçarin shqiptar raportohet se në Itali kërkohej për vjedhje, trafik droge dhe posedimin e materialeve shpërthyese. Ndërkohë 28-vjeçari tjetër, me inciale M.I ishte dëbuar nga Italia për krime kundër pronës./abcnews.al/