Në një rrëshqitje masive dheu në provincën Davao de Oro në jug të Filipineve është raportuar se numri i të vdekurve është rritur në 35 nga 27, ndërsa 77 persona të tjerë rezultojnë të humbur, sipas njoftimeve të autoriteteve sot.

Qeveria komunale e Maco bëri të ditur se 32 persona janë shpëtuar nga rrëshqitja e dheut, e cila ndodhi të martën mbrëma pranë një vendi minierash në qytetin Maco dhe varrosi disa shtëpi dhe automjete, duke përfshirë dy autobusë që transportonin minatorët e zonës.