Home ELBASANI SOT RRETH 15 000 BANORË PA RRUGË NË ELBASAN

RRETH 15 000 BANORË PA RRUGË NË ELBASAN

35

Lagjja NSHU nuk ka investime prej vitesh

Rreth 15 mij banorë të lagjes NSHU në Elbsan vuajnë për investime. Ndërhyrja e fundit këtu është berë disa dekada me parë dhe dita ditës gjenda agravon sidomos sa I takon infrastrukturës rrugore dhe kanaleve të ujrave të zeza. Kjo rrugë që shihni në pamje mban emrin “Kongresi I Përmetit” dhe është shqetësimi kryesor I banorëve.

Gjenda e saj u përkeqësua me ndërhyrjet që u bënë për të rregulluar një pjesë të sistemit të kanalizimeve gjë që e përkeqësoi edhe më shumë situatën. Banorët shprehen se kanë kërkuar disa herë nga institucionet që të investojnë edhe në këtë rrugë por përveç premtimeve nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje konkrete. Shqetësuese për ta është berë edhe bllokimi I kanaleve të ujrave të zeza.

Lagja e cila njihet si ish nish vaji është ndër lagjet periferike të Elbasanit e cila ka përfituar një minimum shërbimesh ndaj institucionet vendore duhet të ndërhyjnë edhe këtu së paku për të investuar takas at që vilen nga këta qytetarë. Lagjja veç mungesës së infrastrukturës rrugore vuan edhe për ndriçim dhe po ashtu mirëmbajtje sa I takon pastrimit të mbetjeve urbane.