Shumë kilometra pa asnjë sinjal lajmërues

Linja hekurudhore e cila kalon dhe me qytetin e Elbasanit është kthyer në një rrezik për banoret kryesisht ata të cilët kanë shtepitë pranë shinave. E tillë është gjendja në një pjesë të lagjes 28 Nëntori të qytetit të Elbasanit. Në këtë lagje janë mbi 50 familje por me të rrezikuar ndjehen ata të cilët I kanë shtëpitë fare pranë.

Treni kalon 2 herë gjatë ditës dhe për ta është kthyer në frikë që të lejojmë fëmijët e tyre të dalin të luajnë por dhe për të shkuar në shkolla. E vetmja menyr për të kaluar në rrugën kryesore është të kalojnë përmës shinave të trenit. Me e pakta që kërkojnë është prania e një trau apo cfardolloj zgjidhjeje pasi rreziku më i madh qendron tek fëmijët dhe të moshuarit

Banoret kërkojnë që të vendosen semafor, tra apo edhe rojet që lajmërojnë ardhjen e trenit.Gjatë viteve të fundit, përgjatë këtij segmenti janë regjistruar dhjetëra aksidente të cilat kanë sjellë deri në pasoja fatale./Egnatia news