Manisë së rrjetit social  ‘Tik Tok’ nuk po i shpëtojnë as figurat zyrtare. Së fundmi vëmendjen e ka marrë kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila duket se është tepër aktive në rrjetin social.

Ajo ndan dhe video nga zyra e saj. Një prej tyre e tregon Kapedanin duke bërë sfiladë, që nga dera e deri tek momenti kur ulet në karrigen e zyrës së saj. Ajo filmohet nga dikush, që me siguri do të jetë pjesë e stafit të saj.

Punën kryetarja e Gjykatës nuk e ka dhe me aq qejf në fundjavë. ‘Kjo ndodh kur del në punë të shtunën’ shkruan ajo në një tjetër video, të cilën e shoqëron me emoji duke qarë.

Në një tjetër video të saj dëgjohet kënga e Don Xhonit ‘Mafia’.

‘Rrethi im o Mafia’ është një pjesë e këngës, të cilën gjyqtarja duket se e ka shumë përzemër dhe e këndon më së miri. Ora news