Britaniku Maximilian Stedman është fituesi i edicionit të 80-të në Rrethin Çiklistik të Shqipërsië, turi që përfundoi ditën e djeshme në etapën e fundit Përmet-Fier.
Stedman arriti të ruante kryesimin e përgjithshëm deri në fund duke u shpallur kampion. Rumuni Cristian Raileanu dhe greku Periklis Ilias u reditën pas britanikut.
Për Shqipërinë, Mikel Demiri shënoi rezultatin më të mirë në këtë event i cili u rendit në vendin e katërt, 13 sekonda larg kreut.
Etapa e katërt Vlorë-Përmet u ndërpre për shkak të stuhisë dhe rreshjeve të shumta të shiut dhe solli anulimin e garës, ndërsa ditën e djeshme ishte radha për etapën e pestë dhe të fundit, atë të Përmet-Fier.
Rrethi Çiklistik i Shqipërsië ka ulur siparin e këtij edicioni jubilar, atij të 80-të. Në këtë aktivitet morën pjesë 14 skuadra, nga të cilat 11 ishin ndërkombëtare, ndërsa distanca e përgjithshme e turit ishte 754 kilometra./h.ll/abcnews.al