Prej katër ditësh tashmë, Mali i Tomorit është përfshirë nga flakët, të cilat deri më tani raportohet të kenë shkrumbuar mbi 20 hektarë tokë.

Edhe pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, prania e tyre ka qenë e pamjaftueshme për të vënë flakët nën kontroll, dhe për këtë arsye, është dashur edhe ndërhyrja në zonë e Ushtrisë.

Një repart i njësisë së xhenios, reparti ushtarak i Poshnjes i është bashkuar forcave zjarrfikëse për stabilizuar gjendjen në zonën e Tomorit.

Sipas ADZM zjarri është vënë nën kontroll, por ka vatra të shumta që duhen eliminuar, pasi përbëjnë rrezikshmëri.

fax