Bleona Tafallari, 19 vjeçe, me shtetësi italo-kosovare, është arrestuar nga autoritetet italiane me dyshimet për lidhjet e saj me terrorizmin. Siç e përshkruan gazetaitaliane “ Corriere Della Serra”,Tafallari është një vajzë e imët, me syze dhe e mbuluar me nikab, të cilës i shihen vetëm sytë. Ajo thuhet se ka qenë gjithmonë e lidhur me smartfonin e saj, në të cilin kalonte orë të tëra duke biseduar. Ajo që vërehet në telefonin e saj, është përdorimi i flamurit të Shtetit Islamik si ‘emotikon’-i më i shpeshtë.

Gjithashtu në telefonin e saj janë gjetur edhe imazhe e video të mizorive të ndryshme si prerje kokash të kryera nga terroristët e ISIS-it.

Bleona Tafallari gjithashtu kishte biseda të shumta në telefonin e saj ku i qortonte bashkëmoshataret e saj për mosrespektim dhe zbatim të urdhrave fetare, derisa nuk hezitonte që t’i këshillonte dhe t’i bindte.

Tafallari në qindra biseda e kishte përdorur pseudonimin “nusja pelegrine”, derisa këto diskutime janë bërë në “Telegram” për të ruajtur konfidencialitetin. Gazeta italiane shkruan se ajo kishte refuzim total ndaj Perëndimit.

Tafallari ishte kthyer në Itali për të ripërtërirë dokumentacionin e saj, derisa kishte qëndruar e barrikaduar për gjithë këtë kohë, meqë thoshte se do ta zvogëlonte rrezikun për “kontaminim me pabesimtarët”.

Ajo kishte bërë vetëm ca shëtitje të vogla me familjar të saj, kur kishte shkuar për t’u vaksinuar, derisa një shoqeje të saj i tregonte se jetesa me familjarët e saj nuk po i pëlqente.

Siç zbulohet nga bisedat, Tafalllari i kishte thënë shoqes së saj se “Unë jam e detyruar që të jetoj në shtëpi me jobesimtaret”.