“Virusi ka sjelljet e tij dhe do të bëjë dëmet e tij, kur kishte 150 të infektuar kërkohej të rritej numri i personave të tamponuar po tani që kemi 3 mijë testime pse nuk po bëhet më tamponi? Nëse qeveria nuk merr masat në kohë dhe nuk pranon përgjegjësi apo sugjerime që japin ata që bazohen në vëretime shkencore.

Sipas shumë të dhënave edhe për shkak të keq menaxhimit mund të dalë situata jashtë kontrollit dhe pastaj nuk do dimë si tja dalim me pandeminë. Besohet mbi 70 % e shqiptarëve janë të imunizuar por kjo nuk ka të dhëna statistikore se sa dhe sa zgjat.

Duhen marrë masa, jemi i vetmi vend që nuk kemi asnjë lloj mase.
Nuk është e vërtëtuar sa imun janë ata të vaksinuarit ndaj variantit Delta, duhet të kërkohet tamponi e 72 orëve të fundit ose vaksinën ose vërtetimin se ti ke kaluar covidin edhe për tursitët ashtu si në cdo vend tjetër.Kështu do të mundim ta mbajmë nën kontroll sepse mund të vijnë shumë ditë të kqija në vjeshtë pasi bashkangjiten edhe viroza të stinës”-tha Jakaj.

fax