Një aeroplan me 72 persona në bord është rrëzuar në Nepal, raporton BBC. Avioni i Yeti Airlines po fluturonte nga Katmandu në Pokhara dhe u rrëzua teksa po ulej, duke marrë flakë. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën, thanë autoritetet.
Në bord kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, konfirmoi një zëdhënës i linjës ajrore.
