Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shtëpez, Gjirokastër.

Mësohet se një kamion që transportonte lëndë drusore, është rrëzuar në një zonë të pyllëzuar

Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit i cili është nxjerrë nga mjeti nga forcat zjarrfikëse.

Shtetasi me iniciale F.H, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet të transportohet drejt Traumës me helikopter.