Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit.
Në komision ishte i pranishëm këshilltari ligjor i presidentit Meta, Bledi Dervishi, i cili bëri një përmbledhje të argumentave për kthimin e ligjit që e jep Butrintin për menaxhim me koncesion te një kompani private.
Më pas e mori fjalën deputetja e PD-së, Ina Zhupa, një prej zërave më të fortë kundër këtij ligji.
Megjithatë në përfundim të mbledhjes, Partia Socialiste ka vendosur të rrëzojë dekretin e presidentit Meta për ligjin nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nën zonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e parkut kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.