Shumë shpejt qytetarët Elbasanas do të përballen me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Mes zërave që kanë pēsuar rritje të çmimeve do të jetë dhe fatura e ujit. Pas njē takimi konsultativ tē zhvilluar pak ditë më parë ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve në Elbasan i ka bërë kërkesë ERRU të rrisë me të paktën 4 lekë çmimin e m2 të ujit për konsumatorët dhe 25 lekē për biznesin. Zv. administratori Juljan Dervishi thotë se rritja e çmimit të ujit nuk synon të prekë xhepat e qytetarëve , por të mbulojë kostot operative të ndërmarrjes.

Edhe pse rritja e faturës së ujit në Elbasan nuk do ta kalojë 10 përqind të vlerës aktuale qytetarët thonë se është e padrejtë dhe një kosto që do të rëndojë xhepat e tyre. Më të indinjuar shprehen pensionistët të cilët thonë se me pensionet që marrin e kanë të vështirë të përballojnë jetesën.

Hera e fundit që çmimi i ujit të pijshëm u rrit në Elbasan ka qënë 11 vite më parë.