LIBRAZHD – Një punëtorë është rrëzuar nga lartësia në Librazhd.

ABC mëson se bëhet fjalë për shtetasin Alush Hysa 54-vjeç, i cili ka rënë nga lartësia e një ndërtese në të cilën ishte duke punuar.

Si pasojë e rënies nga lartësia 54-vjeçari ka marrë dëmtime të shumta dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Elbasanit në gjendje të rëndë.

Lidhur me këtë ngjarje policia e Elbasanit ka nisur një hetim.

/abc