Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta rojën e spitalit, Fatri Mullaj.

Policia bën me dije se u shpall në kërkim shtetasi E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se  pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 33-vjeçari ka goditur me sende të forta shtetasin Fatri Mullaj, 38 vjeç, roje i spitalit të Sarandës

Abc mëson se ky i fundit është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/