Një apartament në qendër shkon deri në 700 euro

Pandemia e Covid-19 ndikoi edhe në tregun imobilar në qarkun e Elbasanit ku si pasojë e disa faktorëve ky treg është duke kaluar periudhen më të vështrë. Sipas agjentëve imobilar pandemia, largimi i njerëzve,mugesa e remitancave si dhe rritja e çmimit për m2 ka bërë që të ketë ulje të ndjeshme të shitjes së banesave.

Nga ana tjetër ka një rritje të konsiderueshme të çmimeve për m2 për ata që duan të blejnë. Të paktën në qendër të Elbasanit nëse një vit më parë një m2 kushtonte 500 euro sot çmimi varion nga 600 deri në 700 euro.

Vitet e fundit në qarkun e Elbasanit është vërejtur një rënie e ndjeshme e shitjes së banesave aktualisht çmimet për metër katrorë në rang qarku varjojnë si më poshtë:

Konkretisht qyteti Elbasanit sipërfaqen e shfrytëzimit e ka 50 300 lekë m2, duke kryesuar qytetet e tjera të qarkut.

Në Cërrik një metër katror sipërfaqe kushton 38 300 lekë;

 Në Belsh 35 000 lekë për m2;

Në Peqin 39 000 lekë për m2;

Në Librazhd 44 000 lekë për m2;

Në Gramsh 43 000 lekë për m2 dhe në Përrenjas 41 780 lekë për m2.