Mbetemi edhe ditën e enjte në ndikimin e qëndrës anticiklonare duke bërë që vendi ynë të jetë në dominimin e kthjellimeve në gjysmën perëndimore por gjysma lindore e territorit parashikohet me kthjellime dhe kalime të herë pas herëshme të vranësirave, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të territorit Shqiptar.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por kostante mbeten vlerat e mesdites duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa; Veriu dhe Lindja e kontinentit Europian paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara këto edhe me shkarkesa elektrike. Ndërsa Europa Jugore dhe Qëndrore do të jenë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.

Kosova; Mbeten mbizotëruese kushtet e qëndrueshme atmosferike në Republikën e Kosovës, të cilat gjatë paradites do të sjellin dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash në zona të izoluara. POR në vijim vranësirat kalimtare do të bëhen më të dukshme në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut; Deri në orët e mesditës dhe pasdites territori i MV do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa në orët vijuese parashikohet që vranësirat e lehta dhe kalimtare të përfshijnë të gjithë MV, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.