Në 6-muaj çertifikohen 180 kursantë në “QFPE”
751 kursantë janë aktualisht duke ndjekur një nga degët që ofrohen në “Qendrën e Formimit Profesional” në Elbasan. Vetëm në 6-mujorin e parë të 2021 nga kjo qendër janë çertifikuar 180 kursantë të cilët tashmë janë pajisur me një certifikatë që iu jep mundësinë të aplikojnë për një punë.
Edhe pse në sezon pushimesh “Qendra e Formimit Profesional” vijon të jetë e hapur dhe të zhvillojë normalisht orët mësimore .Sipas drejtorit Indrit Abdija numri i kursantëve është në rritje pasi edhe deget që ofrohen këtu vijojnë në përputhje me kërkesat e tregut.
Sa i takon preferencave për degët:kuzhina, parkukeri dhe estetikë si dhe ndërtimi vijojnë të jenë më të frekuentuarat.Sipas drejtorit grupmosha më e interesuar për të ndjekur një kurs vijon të jetë ajo mes 20 deri në 50 vjeç . Sa i takon degëve të reja edhe këtu ka risi.
Çdo person mbi moshen 16-vjeç deri në 65 vjeç që ka dëshirë të regjistrohet për të ndjekur një kurs në qendrën e formimit profesional mund ta bëj pa asnjë pagesë mjafton të ketë një vërtetim nga “Zyra e Punësimit”që nuk rezulton i punësuar.