Dëbora e parë në Kukës ka mbuluar malin Gjalicë.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm, por shumica e kuksianëve nuk kanë blerë ende dru për tu ngrohur.

Rritja e çmimit me rreth 40% krahasuar me një vit më parë është arsyeja kryesore.

“Ka filluar i ftohti po dru s’kemi marrë se janë shtrenjtuar shumë.”

“Filloi dimri, mjerë kush s’ka dru kanë shkuar shtrenjtë sa s’ta merr mendja. Inshalla kanë batanije me u ngroh nën batanije. Metër kubi ka shkuar 5 mijë lekë pothuajse 40% më shtrenjtë vjet ishin 3 mijë lekë.”

Edhe ata që kanë blerë dru thonë se kanë marrë sasi të pakët.

Çmimi është rritur edhe do rritet më për ata që nuk i kanë marrë. Me kursim do i përdor.“

Kuksianët kërkojnë që të ndërhyjë Bashkia, pasi sipas tyre nuk ka një pikë shitjen e druve me çmim të arsyeshëm.

Pikë grumbullimi, s’ka njerëzit duan dru se s’bën dhe ata që bëjnë dru duan i shesin për hall. Vështirësi është nga të gjitha anët. Inshalla mban dimri ngrohtë.”

“Duhet të bëjë diçka bashkia se këtu s’ka pikë grumbullimi.”

Abc mëson se në këtë qytet nuk ka një kompani të liçensuar që të tregtojë dru zjarri.

Prej dy vjetësh asnjë kompani nuk ka aplikuar në Bashkinë e Kukësit për të shitur dru. E vetmja mundësi për banorët është blerja e tyre në treg të zi./Abcnews