Mjekja toksikologe nge alarmin: Po vijnë edhe fëmijët
Përdorimi i drogave nga adoleshentët është shndërruar në një fenomen mjaft shqetësues. Në Shqipëri numërohen rreth 40 deri në 60 mijë përdorues, ku dominon përdorimi i drogave nga moshat e reja.Gjatë një interviste dhënë për Egnatia Neës mjekja toksikologe Miga Maktraku tregon se fatkeqësisht ka një numër në rritje të personave të cilët përdorin apo janë konsumues të lëndëve narkotike. Alarmantë sipast mjekes është fakti se përdorues të lëndëve narkotike janë edhe fëmijët ku në disa raste mosha e tyre arrin deri në 11 vjeç.
Qyteti I Elbasanit mban numrin më të madh të përdoruesve të drogave dhe me shqetësues eshtë fakti se edhe këtu ka një rritje të personave që përdorin drogëra të forta si kokaina apo edhe heroina. Disa nga faktorët që nxisin personat për të përdorur drogën janë kureshtja, nevoja për të harruar, çrregullimet psikologjike, ndjenja e fajit apo edhe shihet si një formë për të lehtësuar dhimbjet.
Për momentin është funksionale e një qendër reabilitimi “Teen challenge ” e ndodhur në Myshqetar të Tiranës e cila ka një program më afatgjatë për ata të cilët duan të heqin dorë nga kjo varësi.
Shpesh përdorimi I lëndëve narkotike fillon si një kuriozitet apo një presion nga shoqeria jo e mirë që çon të rinjtë te konsumojnë lëndë narkotike dhe shpeshherë të bëhen dhe të varur duke rrezikor në mos edhe humbur jetën./Egnatia news