Shkak kryesor,qëndrimi përpara pajisjeve teknologjike

Problemet me shikimin janë shtuar vitet e fundit jo vetëm tek brezi i tretë por dhe tek mosha e re e kryesisht fëmijët. Arsyet janë të shumta por më kryesorët renditet qëndrimi me orë të zgjatura përpara paisjeve teknologjike.

Mjekja okuliste Lumturie Hasa konfirmon se numri i personave të cilët kanë problem me sytë është shtuar kohet e fundit si dhe qëndrimi më orë të zgjatura përpara paisjeve teknologjike nuk rekomandohet.

Problemet me syteë zakonisht vinë prej pakujdesive dhe gabimeve që bëhen gjatë jetës. Mjekja ka disa këshilla se si të kujdeseni që të mos keni probleme me shikimin.

Mjekët këshillojnë që së paku një herë në vit të kryeni kontrolle rutinë tëk mjeku okulist.