Skepticizmi ndaj vaksinës nuk ka kufij, ja çfarë bëri një qytetar menjëherë pas injektimit të dozës
Ndërsa fushata e vaksinimit vazhdon në gjithë rruzullin tokësor, miliona njerez vazhdojnë të jenë skeptik në lidhje me vaksinën anti-covid.

Por siç duket ky skepticizëm nuk ka kufij. Së fundmi një artikulli i botuar në median turke ‘Harberler’ tregon që njerëzit përdorin shushunja për të nxjerrë vaksinën anti-covid nga trupi.

Një infermier tregon rastin e një qytetari i cili për të mos bërë teste PCR të cilat tashmë kërkohen në çdo ambjent u vaksinua. Por sapo doli nga spitali ai vendosi një shushunjë tek vendi i vaksinimit.

‘Kjo ishte ngjarja më tronditëse e jetës time’ shkruan infermieri në postimin e tij.

”Nuk ka asnjë mënyrë për të hequr vaksinën nga trupi. Metoda të tilla janë të pakuptimta. Ju vetëm mashtroni veten. Njerëzit nuk duhen të përdorin metoda të tilla. Ndjekësite mi më treguan se një person përgatit dhe jep një përzierje në shtëpi për ata që janë vaksinuar për ta nxjerr jashtë trupit. Të gjitha këto janë kurthe për para’ është shprehur profesori turk Güner Sönmez.

Ndërsa specialisti i Shëndetit Publik në Turqi Prof. Dr. Mehmet Zencir duke deklaruar se praktika të tilla janë të pakuptimta, tha se nuk do të ishte e mundur të hiqet vaksina nga trupi.

“Nëse kulloni të gjithë gjakun ose të gjithë palcën e eshtrave, kjo punë mund të bëjë efekt” tha Prof. Zencir duke shtuar se : “Çdokush me një arsim mjekësor e di se kjo nuk është e mundur. Është një gjë shumë shqetësuese”.