Numri i viktimave nga shembja e një hoteli në lindje të Kinës, ka shkuar  në 17.

Ditën e djeshme, BBC, bëri me dije se si pasojë e shembjes së një pjese së hotelit humbën jetën.

Autoritetet thanë se operacioni i kërkimeve ka përfunduar pas 36 orësh dhe se 23 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Hoteli Siji Kaiyuanu u shemb në qytetin Suzhou, rreth 100 kilometra në perëndim të Shangait.

Një hetim paraprak zbuloi se shembja ishte shkaktuar për shkak të strukturës e ndërtesës. Ndërtesa thuhet se ka pësuar rinovime të shpeshta në vitet e fundit.

“Ndërtesa dikur kishte vetëm tre kate, por me kalimin e viteve ata kanë shtuar kate shtesë,” i tha një banor degës së lajmeve Red Star Neës.

Qeveria Provinciale Jiangsu tha se një ekip hetimesh po shikonte aksidentin, duke shtuar se “individët përkatës” do të përballen me akuza penale.

ora tv