Më 1 Gusht të ketij viti, çmimi i qumeshtit në treg u shit me 11% me shtrenjt. Ky cmim do te ndikonte edhe ne baxhot e përpunimit të nenprodukteve te tij sic jane djathi, gjalpi etj. Në rrethin e Elbasanit shumë biznese që përpunojnë produktin e qumështit dhe nën produktet e tij japin mendime te ndryshme.

Fermeri Mandur Xhelili ku operon me baxhon e tij ne fshatin Klos, shprehet se rritja e çmimit te qumështit është pozitive për fermerët, pasi qeveria do të jetë e detyruar të ktheje syte nga blegtoria dhe konkurenca do te jetë e madhe midis tyre.

Por nje tjeter fermer nga fshati Qyrkan Olsian Venari shprehet se është i detyruar të rrisë çmimin e bulmetit nga 45 leke për kg për të përballuar shpenzimet, pasi kostoja është tepër e lartë.

Për qytetarët kjo rritje do të ndikojnë edhe në ekonomitë e tyre. Rritja e cmimit te qumështit po ndikon edhe treg, pasi një kg qumësht shitet nga 120 lek deri ne 150 lek./Egnatia news