Home ELBASANI SOT VIDEO/RRJET I RI ELEKTRIK PËR 5 FSHATRA NË ELBASAN

VIDEO/RRJET I RI ELEKTRIK PËR 5 FSHATRA NË ELBASAN

97

179 milion lekë investim

Amortizimi I rrjetit të energjisë elektrike në disa zona të Elbasanit ka bërë që Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë të fillojë ndërhyrjen për të vendosur një rrjet të ri të furnizimit. Aktualisht punonjësit e OSHE janë duke kryer punimet në fshatin Griqan të njësisë administrative Labinot Fushë.

Investimi kap vlerën totale prej 179 milion lekësh të reja dhe shtrihet në pesë Njësi Administrative, përfshin vendosjen e shtyllave elekteike, paisjen me kabull ABC duke shmangur humbjet në rrjet.

Të pranishë për të inspektuar nga afër punimet në këtë fshat ishin kryebashkiaku I Elbasanit dhe drejtuesi politik i socialistëve .

Investimi në rrjetin e energjisë elektrike në këtë zonë ishte bërë I domosdoshëm pasi amortizimi I rrjetit nuk furnizonte me energjinë e vevojshme banorët dhe gjatë motit të keq pësonte vazhdimisht difekte.