Për here te pare nder dekada kete dimer ne vendin e quajtur Kthesat e Murrashit në bashkine Librazhd nuk janë shënuar incidente me rënien e gurëve për shkak te vendosjes së rrjetès mbrojtëse. Vazhdimisht ne kete vend ka pasur aksidente qe kane perfunduar me pasoje vdekje.
Siç duket edhe nga pamjet rrjeta ka mbajtur sasi te konsiderueshme guresh qe do perfundonin ne rruge. Kujtojme se ky investim i nderrmare nga ARRSH erdhi pas aksidenti te rende te ndodhur nje vit me pare ku nje familje qe po udhetonte ne kete aks per te shmangur guret ne rrugë perfundoi ne lumin Shkumbin duke humbur jeten 3 antarë .

Me një gjatësi prej 2 kilometrash, një nga akset më të rëndësishme të juglindjes, rënia e gurëve është një kërcënim për çdo drejtues automjeti që kalon aty por fatmirësisht vendosja e rrjetes duket e e ka zgjidhur kete problem ne vendin qe njihet si njolla e zeze e aksit nacional Elbasan -Qafe Thanë . Ky investim,ka rritur  ndjeshëm sigurinë rrugore dhe ka shmangu bllokimin e rrugës, që më parë ka ndodhur disa herë.
Rrjeta eshte vendosur përgjatë segmentit i cili konsiderohej problematik.Ndërkohë, ky aks është pjesë edhe i projektit për zgjerimin e rrugës nga Elbasani në Përrenjas, që synon shtimin e një tjetër korsie, me qëllim lehtësimin e qarkullimit./Egnatia news