Dy çiklistë u gjetën të pajetë më malet e Torinos. Sipas Alpine Rescue, ata ishin goditur nga rrufeja.

Thirrja e urgjencës u bë nga një shofer që kalonte pranë strehës Assietta por ndihma e ambulancës ishte e kotë.

Një nga dy viktimat është 56-vjeçari Alberto Balocco, president dhe CEO i industrisë së ëmbëlsirave të themeluar nga gjyshi i tij Aldo në 1927.

Viktima tjetër është 55-vjeçari Davide Vigo, me origjinë nga Torino dhe banues në Luksemburg.

Pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, ambulanca arriti të zbarkojë ekipin, i cili nisi manovrat e ringjalljes kardioqarkulluese.

Megjithatë, nuk kishte asgjë për të bërë.