Rruga Ahmet Gashi në lagjen Skëndërbej në Elbasan prej vitesh nuk ka përfituar  asnjë investim. Edhe pse gjatë fushatave elektorale  banorëve i është premtuar shumë herë  se rruga do të asfaltohej premtimet kanë mbetur boshe pasi edhe pse vitet kanë kaluar kjo rrugë vijon të jetë në të njejtën gjendje.

Situata bëhet më e vështirë sidosmos gjatë muajve të dimrit kur edhe reshjet e shiut janë më të shpeshta dhë vëshirësia për të kaluar këty si nga këmbësorët ashtu edhe nga drejtuesit e mjeteve rritet.Për banoret e lagjes bëhet pothuajse e pamundur të kalojnë. Ata ta shprehen se shtrimi i kësaj rruge është i domosdoshëm sepse nuk mund të kalojnë në shtëpitë e tyre por dhe për bizneset që ndodhen përbën shqetësim

Aktualisht bashkia e Elbasanit është duke vijuar punën për rikonstruksionin e rrugës Iliaz Kosova në këtë lagje por sa I takon rrugëve të brendshmë ende nuk ka projekte të miratuara

Gazetare Sara Koçi