Vështirësi për të udhëtuar drejtë pikës turistike të “Funarit”

Këto pamje I takojnë aksit rrugor “Elbasan-Letan-Funar”.Edhe pse të çojnë në një destinacion turistik siç është “Funari”infrastruktura është në gjendje të mjerueshme . 

Investimi i fundit këtu daton disa vite më parë ,siç thonë disa nga banorët e Letanit investimi i fundit është bërë rreth 3 vite më parë po cilësia e dobët e punimeve bëri që me  reshjet e dimrit të ikte edhe asfalti. 

Edhe pse kërkesat e tyre drejtuar institucioneve vendore e qëndrore nuk kanë munguar ata thonë se deri më tani ato ka ndryshuar gjë dhe turistët që vizitojnë zonën e tyre përballen me një rrugë që ia vështirëson lëvizjen.

Fshatrat e kësaj zone e kanë shumë të nevojshme këtë rrugë pasi është e vetmja që i lidh me Elbasanin. Dëmtimi i saj është problem jo vetëm për banorët por gjithashtu për turistët që vizitojnë Funarin.