Rruga Mefail Bicaku ne Lagjen Dyli Haxhire te Elbasanit prej 30 vitesh eshte lene ne meshirë te fatit dhe ne harrese te plote nga Bashkia Elbasan. Ne vitin 1991 shumë banore ndertuan shtepite ketu por edhe pse kane kaluar mbi 30 vite banoret e rruges Mefail Bicaku jetojne me gropa septike, pasi kane mungese te kanalizimeve te ujrave te zeza.
Rruga e cila eshte krejtesisht e amortizuar dhe gropa te shumta eshte mirmbajtur vet nga banoret, pasi sic shprehen dhe vet keta te fundit, per ta nuk egziston shteti, sepse asnjehere nuk ka shkuar per te pare sesi jetojne.
Jeta ne lagjen Dyli Haxhire cdo dite behet Akoma dhe me e veshtire duke detyruar banoret te largohen, ata shprehen per Egnatia News se askush nga Bashkia Elbasan nuk ka ndermare inciativa per te ulur sado pak vuajtjet e tyre te perditeshme, ata nepermjet mikrofonit te Egnatia News i bejne thirrje Bashkise se Elbasanit te nderhyje sa me shpejt.
Rruga Mefail Bicaku ne Lagjen Dyli Haxhire te Elbasanit prej 30 vitesh nuk njeh investime pervec atyre te banoreve te cilet jane kujdesur te mirmbajne rrugen me te ardhurat e tyre minimale.
Mungesa e kanalizimeve te ujrave te zeza eshte duke detyruar shum banore te braktisin shtepin e tyre.