Mungesa e ujit të pijshëm në bashkitë e qarkut të Elbasanit është një problem që duket se haset në të gjithë njësitë administrative. Një ndër zonat që edhe pse ka burime të shumta ujore vuan për ujë të pijshem është edhe Miraka në bashkinë e Librazhdit. Banoret thonë se ndër vite e kanë pasur këtë problem dhe pavarsisht kërkesave të vazhdueshme deri më tani nuk është bërë asgjë.Ata shprehen të revoltuar.
Shpesh banorët janë detyruar qe ta blejnë ujin që konsumojnë.

Veç mungesës së ujit fshati vuan edhe mungesën e rrugës .Ata thonë se pushteti vendor nuk ka investuar kurrë këtu dhe premtimet kanë qenë vetëm në kohë zgjedhjesh.

Për shkak të kushteve të vështira të jetesës shumë banorë janë larguar nga fshati duke e bërë këtë një vend te shkretuar që popullohet vetëm nga të moshuarit./Egnatia news